E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot diskutim per integrimin e Shqiperise ne Luksemburg

Situata e krijuar pas zgjedhjeve te 8 majit ne vendin tone do te diskutohet sot ne Luksemburg, ku Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian, do te kene nje takim me homologet e tyre nga Ballkani. Ministri i Jashtem i Hungarise, vendi qe ka presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, Janos Martoni, ka deklaruar pak dite me pare se ne kete takim do te diskutohet edhe per procesin e integrimit te Shqiperise. Ai ka theksuar se situata lidhet me problemet e brendshme te politikes dhe ka bere apel per gjetjen e nje zgjidhjeje. “Une mendoj se Shqiperia duhet te beje me shume perpjekje qe keto veshtiresi te brendshme te kapercehen. Dua te shpresoj se ky eshte edhe interesi i vendit. Pra, duhen me shume perpjekje qe keto veshtiresi, tipike te brendshme, te zgjidhen dhe perspektiva evropiane te qendroje mbi te gjitha interesat e tjera, qofshin ato partiake, qofshin ato personale”, ka deklaruar ministri i Jashtem hungarez.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›