E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Procesi i numerimit po manipulohet ne KQZ Qamil Xhani

Partia Socialiste reagoi dje per zbatimin e vendimit te Kolegjit Zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, per votat e kontestuara dhe te hedhura ne kutine e gabuar. Nenkryetari i Grupit Parlamentare te PS-se, Eduard Shalsi tha per mediat se procesi i numerimit po manipulohet. Shalsi ngriti disa dyshime, qe sipas tij e bejne kete proces antidemokratik. Sipas tij, kodet e sigurise nuk korrespondojne, fletet e votimi qe gjenden jashte zarfeve dhe kutite e votimit jane te hapura. “Dje pame nje tjeter shfaqe te shemtuar te KQZ, qe vazhdon edhe sot: Pame urdhra qe nuk mbeshteten aspak ne procedurat e percaktuara ne ligj, kuti qe hapeshin, me numra kodesh sigurie qe nuk perputheshin me ato te shenuara ne procesverbale, flete votimi qe gjendeshin jashte zarfeve te mbyllura”, tha deputeti Shalsi. Deputeti socialist ka theksuar se zhvillimi i ngjarjeve ne KQZ nuk eshte nje procedure e ngjashme me ate qe zhvillohet ne KQZ. “Kjo eshte ajo qe ndodh ne KQZ, nje Komision qe i ngjan me shume tregut te gjese gjalle se sa nje institucioni serioz dhe dinjitoz. Duke mos qene i afte te fitoje, por duke mos pasur as kurajen per te pranuar humbje, Sali Berisha e ka cuar vendin drejt nje shtegu te rrezikshem, koston e te cilit do ta paguajne te gjithe shqiptaret”, tha dje Shalsi. Sipas tij, mazhoranca dhe kryeministri Sali Berisha po bejne gjithcka per ta kthyer humbjen e mazhorances ne fitore. “Duke perdorur cdo mjet antidemokratik dhe antiligjor, per te bere fituesin humbes dhe humbesin fitues, Sali Berisha vazhdon te manipuloje ne menyre te trashe dhe te paturpshme procesin dhe kutite ku gjenden fletet e votimit”, tha ai. Deputeti socialist ju referua numerimit te votave ne njesite vendore ne muajin maj, ku sipas tij, kandidati i opozites doli fitues. “Kjo shfaqe, sa e paimagjinueshme aq dhe e paprincipte duhet te marre fund nje here e mire. Qytetaret folen, votat e tyre u numeruan ne sy te milionave shqiptareve, Saliu humbi. Kjo eshte e verteta e patjetersueshme e zgjedhjeve te 8 Majit ne Tirane”, tha ai. Shalsi shtoi se qe nga data 14 maj, “kur qytetaret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise pane qartazi se fituesi i Bashkise se Tiranes ishte Edi Rama me 10 vota para, Sali Berisha hapi nje tjeter kapitull te turpshem zgjedhjesh ne Shqiperi”, tha ai. Deputeti i Partise Socialiste shtoi se zhvillimet e fundit jane perpjekje te mazhorances per deformimin e rezultatit te Tiranes. “Gjate gjithe kesaj kohe, kemi qene deshmitare te perpjekjeve te paskrupullta te Sali Berishes per te ndryshuar me cdo kusht rezultatin e Tiranes, duke tentuar kesisoj te deformoje vullnetin e qytetareve te Tiranes”, tha ai.

PS, kontestime per proceduren

Jo vetem deklaratat politike, por edhe qendrimet zyrtare ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nga ana e Partise Socialiste, kane qene kunder numerimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar. Perfaqesuesit ligjore ne KQZ dhe te zgjedhurit nga PS-ja ne kete institucion kane kundershtuar proceduren. Edhe pse behet fjale per nje vendim i Kolegjit Zgjedhor, dy dite me pare PS-ja nuk e ka miratuar ne parim. Nderkohe qe deklarata e djeshme e PS-se, ka kritikuar procedurat teknike, te cilat kane vene ne pikepyetje gjithe procesin e ndjekur nga KQZ-ja gje qe i paraprin edhe qendrimit qe do te mbaje PS-ja ne mbyllje te gjithe procesit nga ana e KQZ-se.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›