E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afati i Serbisë për Kosovën, 1 marsi

Bashkimi Evropian nuk është lodhur nga zgjerimi dhe nëse Serbia bën hapa të mëtejmë në dialog me Kosovën deri më 1 mars dhe nëse arrin marrëveshje të reja, Këshilli i Evropë është i gatshëm të shqyrtojë mundësinë e hapjes së negociatave me Serbinë, ka thënë për “Blic” ambasadori i BE në Beograd Vincet Degert, transmeton koha.

Kur bëhet fjalë për Kosovën Degert ka thënë se deri më 1 mars duhet të zgjidhen temat siç janë zbatimi i marrëveshjeve për IBM, bashkëpunim me EULEX-in, telekomunikacioni e energjia dhe situata në veri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›