Vriten dy persona në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është verifikuar në qytetin verior të Shkodrës, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri, ku viktimë ka mbetur shtetasi Zef Markaj dhe një person tjetër për momentin i paidentifikuar, transmeton TCH.
Burime policore lokale deklarojnë se nga konflikti i armatosur ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Gjergj Markaj, familjar me viktimën./Indeksonline/