Afër 500 të arrestuar në Stamboll e Ankara, Taksimi i bllokuar

Policia turke ka arrestuar afër 500 njerëz në Stamboll dhe në Ankara. Është bllokuar rajoni përreth Taksimi dhe Gezi Parkut.
Në Stamboll janë arrestuar 441 persona lidhur me përleshjet e djeshme dhe 56 protestues në Ankara për protestat antiqeveritare, njofton Reuters.
Fotografi italian Daniele Stefanini është palgosur mbrëmë në Stamboll gjatë protestave e më pas edhe është arrestuar, ka njoftuar Ambasada italiane në Turqi.
Stefanini (28 vjeçar) është plagosur në qarkun e Bajrampashait dhe atë e kishte ndihmuar një avokat për ta dërguar në spital. Më pas atë e kishte arrestuar policia , njofton ANSA.
Policia ka bllokuar të gjitha drejtimet që shpien për në qendër të Stambollit, përreth sheshit Taksim dhe parkun Gezi./Indeksonline/