E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peci midis Beogradit shqip: Mirëdita

Beograd dhe Prishtina sot në mesditë u këmbyen oficerët ndërlidhës kur Dejan Paviçeviq mori detyrën e vet në Zyrën e misionit të BE-së në Prishtinë dhe Lulzim Peci në Zyrën e BE-së në në Beograd

Medie serbe njoftojnë se Lulzim Peci me të arritur në selinë e misionit të BE në Serbi gazetaraëve iu drejtua me “mirëdita” në serbisht, shqip dhe në anglisht e pastaj foli në gjuhën serbe

"Kjo është një ditë e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Pres bashkëpunim të mirë e të hapur të institucioneve shtetërore serbe dhe unë jam këtu të jap ndihmesën time në normalzimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve", ka thënë Peci, transmeton koha.

Pas kësaj deklarate nuk u lejuan pyetje të gazetarëve./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›