E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formati i dialogut, javëve në vijim

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiq ka deklaruar se gjatë javëve të ardhshme, presidenti dhe qeveria e Serbisë do ta definojnë formatin e dialogut me Prishtinën, pjesëtarët e ekipit dhe temat, duke shtuar se reagimet e para të Bashkësisë Ndërkombëtare për avancim të dialogut në nivel politikë, janë pozitive, posaçërisht nga Brukseli.

“Është e sigurt që dialogu me Prishtinën nuk do të jetë në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi ajo është çështje jonë e brendshme. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm se është e domosdoshme që të arrijmë një konsensus të gjerë politik, shoqëror në atë çfarë tutje me Kosovën”, ka thënë Mrkiq për mediet serbe.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›