E Diel, 1 Nëntor 2026

Afër trupit të Valerias është gjetur një shishe shampanjë

Te pema ku është gjetur trupi i pajetë i tanimë të ndjerës Valeri Neziri është gjetur shishe shampanjë, bazuar në informacione të policisë së Kërçovës.

Mësohet se shishja ka qenë e zbrazët por ende nuk ka konfirmim nëse e ka pirë Valeria apo se me shampanjën ka ndodhur diçka tjetër.

Policia tani për tani nuk dëshiron të komentojë rastin. Pas Valerias është gjurmuar nga 25 korriku i këtij viti. Ajo dje ishte gjetur e varur në pemë në hotelin Panorama në Kërçovë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›