Afërdita Dreshaj: Meshkujt kanë frikë të humbasin pushtetin ndaj femrave
Afërdita Dreshaj e cila është përfolur shumë këto kohë për ndarjen nga Shpat Kasapi ka treguar se di të fal, jo vetëm miqtë por edhe të mashkullin që ajo do. Ndër të tjera rrëfen se atë nuk e shqetësojnë thashethemet që qarkullojnë në media.
“Thashethemet nuk më mërzisin, sepse nuk i quajnë kot thashetheme.” Por ajo ka pranuar se urren gjërat që shkruhen dhe që ajo nuk i ka thënë, pasi përmenden persona publikë e më pas lajmi shpërndahet gjithandej.
“Asnjëherë, çdo gjë ka ndodhur në kohën e duhur dhe në vendin e vet, më kanë mësuar në jetë dhe më kanë bërë më të fortë, më kanë bërë ajo që jam unë sot”, tregon Afërdita.
Afërdita Dreshaj është lënduar vetë një herë në jetë dhe kjo ka ndodhur kur babai i saj është ndarë nga jeta.
“Nëse i quaj miq, atëherë duhet t’i fal dhe duhen harruar shumë gjëra. E, nëse dua një mashkull, vlen po e njëjta gjë! Jam njeri që fal gabime”.
Afërdita vë në dukje faktin që sipas saj ekziston mundësia që meshkujt tremben nga femrat e suksesshme.
“Në momentin kur femra bëhet më e fuqishme se një mashkull, ndodh që mashkulli të ketë frikë, sepse ai do që të jetë vetë në pushtet”.
(a.h/BalkanWeb)