E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Keqardhje qe Serbia refuzoi propozimin për Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur keqardhje që bisedimet midis Kosovës e Serbisë në Bruksel nuk arritën në një marrëveshje. Zyrtarët po ushtrojnë trysni mbi Serbinë që të nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Patrick Ventrell u shpreh se nuk kishte asgjë të re për të thënë përveç qëndrimeve tashmë të deklaruara. “Ju e dini qëndrimin tonë rreth kësaj çështje dhe keqardhjen që kemi shprehur rreth faktit që Serbia ka refuzuar propozimin” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Megjithatë ai theksoi se vendet e BE-së po përpiqen që këto bisedime të jenë të suksesshme.

“Ambasadori ynë Reeker është udhëheqës i politikës sonë në rajon. Mendoj se ai ka ndihmuar në rolin këshillëdhënës. Megjithatë unë nuk mund të them se kam ndonjë të re në një drejtim apo tjetër,” u shpreh zëdhënësi Ventrell.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›