Rritet numri i lindjeve të parakohshme
Është vëne re se mbi 10% e fëmijëve lindin para kohe. Lindja e një fëmije përpara kohe rrezikon jetën e tij, por mjekësia ka mundur të bëjë mrekullia. Falë përmirësimeve të mjekësisë 90% e fëmijëve që kanë lindur para kohe kanë mundur të jetojnë.
Megjithatë këta fëmijë janë tepër të ndjeshëm dhe kanë nevojë për terapi intensive menjëherë pas lindjes deri në momentin që ata të kenë parametrat për të jetuar si gjithë të tjerët dhe të plotësojnë zhvillimin që duhej ta kishin plotësuar në barkun e nënës.
Sipas mjekëve për çdo fëmijë të lindur para kohe qumështi i nënës është thelbësor, duke qenë se stimulon rritjen dhe forcon sistemin imunitar.
Ekspertët e Breastfeeding and Lactation Symposium, i cili mbahet në Copenhagen, sqarojnë gjithashtu se falë avancimeve mjekësore pjesa më e madhe e shtatzënive ecin pa probleme.
(a.h/BalkanWeb)