E Diel, 1 Nëntor 2026

Aferdita Dreshaj distancohet nga lajmi për Diana Avdiun

Disa ditë më parë, shumë medie në vend raportuan se, miss Kosova 2011, Afërdita Dreshaj, nëpërmjet një, “fan page” me emrin e saj në Facebook, shprehu “xhelozi” ndaj koleges së saj, Diana Avdiut.

“Diana është e bukur. Por, misi i Kosovës në Miss Universin e kaluar ishte më e bukur", thuhet të ketë shkruar Dreshaj në Facebook duke i dhënë vetes avantazh.

Dreshaj, është distancuar nga ky lajm nëpërmjet një sqarimi në faqen e saj zyrtare në, “Twitter” duke thënë se ajo nuk është adimistratore e faqes në fjalë.

“Të dashur miq, gazetarë, fansa, unë personalisht NUK KAM FAN PAGE në Facebook që kontrollojë personalisht!! E kam thënë sdisa herë!!”, ka shkruar bukuroshja.

Ndërkaq, Diana Avdiu, sivjet fitoi çmimin, miss fotozhenia në spektaklin, “Miss Universe” dhe u radhit në mesin e 15 vajzave më të bukura të universit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›