Afërdita: Shqiponjë e lirë

Afërdita Dreshaj javët e fundit i ka kaluar mes angazhimeve të shumta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke realizuar sfilata mode e sesione fotografimi.
Modelja dhe këngëtarja, e cila nuk ka shumë kohë që është ndarë nga 5 fejuari Shpat Kasapi, ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi nga një performancë e saj ne Nju Jork, me mbishkrimin "Shqiponjë e lirë!".
Ndërkohë Kasapi vazhdon punën në disa projekte të reja, si dhe këngën e tij që pritet ta publikojë së shpejti me titull “Si Kazanova”. Ai ka bërë të ditur se kënga do të jetë e rrymës dance, ndërsa pritet të publikohet në muaji maj, që të jetë aktuale edhe për sezonin veror. /Indeksonline/