Mblidhen në "Oda" një pjesë e parave për fëmijët e braktisur

Një koncert bamirësie, do të bashkojë në Prishtinë tre grupe të veçanta muzikore.
“Blla Blla Blla”, që bën muzikë prej më tepër se një dekade, grupi i ri lokal, “Gipsy Groove’’ dhe grupi britanik i përbërë nga 9 anëtarë,“Hackney Colliery Band”, do të performojnë të mërkurën e 26 qershorit në teatrin ‘’Oda”.
Bileta kushton pesë euro, ndërsa një pjesë e mjeteve të mbledhura nga shitja e biletave do të dhurohen në SOS Kinderdorf, që vepron në Kosovë që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mëse 1500 fëmijë të braktisur dhe nevojtarë.
Koncerti i organizuar nga ‘’ Crème Prishtina” përkrahet edhe nga : British Council, Komuna e Prishtinës dhe SOS Kinderdorf. /Indeksonline/
/> />