E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita në Shqipëri

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj, pas qëndrimit disa javor në SHBA, do të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Ajo ka shprehur entuziazmin e saj nëpërmjet rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të qëndrojë në Shqipëri për pesë ditë.



Dreshaj, ishte me e përfolura gjatë javës së kaluar, pas publikimit te fotografive krahas aktorit Leonardo di Caprio.
Këto fotografi u përgënjeshtruan nga disa media duke thënë se bëhej fjalë për kolegen e tij, Margot Robbie.  

Po pavarësisht këtij përgënjeshtrimi, Afërdita Dreshaj ka vijuar të këmbëngulë, duke dhënë shpjegime, në media e rrjete sociale. "O Zot , po sikur të gjithë gazetarët të jenë sikur Elbino!! Fjala profesionist nuk lind kot!", ka shkruar Afërdita, krahas publikimit të një artikulli nga "Albaniac", ku mes tjerash thuhet:
  "Vazhdojnë gazetat thonë ishte Margot Robbie. Po si të ketë qenë Margot Robbie, kur ajo është 168cm e gjatë, ndërsa Leonardo DiCaprio është 183cm. Shikoni foton. A ju duket gjë ajo vajza 15 centimetra më e shkurtër ? A e keni idenë sa janë 15 centimetra? ... E dini pse janë të gjatë njësoj? Pasi, porsi Leonardo dhe Afërdita është 183cm e gjatë!"   Ndërsa në një intervistë ajo ishte shprehur se në foto është ajo dhe këtë gjë e kanë vërtetuar gazetarët e “Daily Mail”, pasi në fillim dyshohej se pranë tij mund të ishte modelja e “Victoria’s Secret”,  Erin Heatherton.    “Mund të them se për këtë takim unë kisha informuar edhe Shpatin dhe ai, sikur ta dinte, më tha që kujdes nga paparacët.  Meqë unë ngjaj në pamje me ish-të dashurën e tij, modelen e “Viktoria secret’s”, Erin Heatherton, kanë filluar përgënjeshtrimet më pas, por e sigurt që jam unë”, ka thënë Afërdita. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›