Afërdita nuk mërzitet për thashetheme

Afërdita Dreshaj është një ndër emrat më të përfolur nga mediat, që nga publikimi i fotografive ku thuhej se ishte ajo me aktorin Leonardo Di Caprio. Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, këngëtarja e modelja Dreshaj, u vu në qendër të vëmendjes dhe u përfol shumë.
Por kjo duket se nuk e ka mërzitur atë shumë, duke qenë se e ka parasysh faktin se është person publik.
“Thashethemet nuk më mërzisin, sepse nuk i quajnë kot thashetheme," ka thenë ajo për mediat shqiptare.
Dreshaj ka pranuar se urren gjërat që shkruhen dhe që ajo nuk i ka thënë, pasi përmenden persona publik e më pas lajmi shpërndahet gjithandej. /Indeksonline/