E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nusja e parë tullace shqiptare

Edhe pse ajo shumë herë e ka thënë se nuk do të dëshironte të martohej, ajo së fundmi ka bërë një qethje zero të flokut dhe i ka lindur një dëshirë ekstravagante.

Tashmë për të gjithë është bërë e njohur lidhja e këngëtarjes së njohur Aurela Gace, me menaxher Skerdin me të cilin ajo ka edhe një vajzë. Por edhe pse ajo shumë herë e ka thënë se nuk do të dëshironte të martohej, ajo së fundmi ka bërë një qethje zero të flokut dhe i ka lindur një dëshirë ekstravagante. Këtë ide të çmendur ajo e ka ndarë me fansat në facebook.

“I kam thënë stilistes time, a ke bërë ndonjëherë nuse tullace? Jo, më tha. Epo, po m’u mbush mendja të bëj dasmë, ti i thashë do kesh rastin të veshësh një nuse tullace. Tashmë jam tullace, e për t’u bërë nuse, ende po mendohem”, shkruan Aurela./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›