Afërdita, projekte në Prishtinë

Pas një sërë zhvillimesh në jetën personale dhe bujës mediatike për ndarjen nga Shpat Kasapi, Afërdita Dreshaj i është rikthyer profesionit të muzikës.
Ajo ka kaluar disa muaj në SHBA, me angazhime si modele, ndërsa tani ka filluar realizimin e disa projekteve muzikore.
Dreshaj ka qëndruar në Prishtinë, ku janë bërë xirimet e videoklipit që pritet të përfundojë brenda dy javësh.Poashtu, ajo ka kaluar kohë edhe në studio incizimi, në një bashkëpunim me Bleron.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Indeksonline ka kapur Dreshajn duke kaluar kohë në një nga kafiteritë e kryeqytetit, së bashku me miken e saj Florentina Islamin, e që njëherit është e fejuara e këngëtarit, Getoar Selimi. /Indeksonline/