Do bëhet dhëndër Enrique Iglesias

Këngëtari spanjoll Enrique Iglesias, raportohet se gjatë javës së ardhshme do të martohet me të dashurën e tij Anna Kournikova në një ceremoni luksozë në Miami.
Krijuesi i hitit “Hero” i cili të mërkurën mbush 38-vjet, besohet se gjatë javës së ardhshme do të ndërrojë statusin pasi tenistja ruse do të bëhet gruaja e tij.
“Anna ka dashur të martohet qysh moti, por Enrique ishte ai i cili i thoshte jo propozimit të saj. Por duket se gjërat më në fund kanë ndryshuar dhe ata do të dalin para altarit në Miami. Në ceremoninë martesore do të jenë të pranishëm shumë njerëz e ndër ta janë edhe Nicole Scherzinger, Lewis Hamilton, Jennifer Lopez, Eva Longoria dhe David dhe Victoria Beckham”, tha një burim./Indeksonline/