Afërdita zbulon personin më të dashur

Afërdita Dreshaj, pas disa ditësh të kaluara në shtëpinë e saj familjare, me rastin e festës së Pashkëve, i është rikthyer punës. Ajo ka udhëtuar sot drejt Miamit, me angazhime të reja si modele.
Dreshaj ka shijuar ditët e pushimit, me anëtarët e familjes së ngushtë, gjë që është ilustruar edhe me fotografi nga vetë modelja.
Ndërkohë, ajo ka bërë të ditur edhe emrin e personit që e do më shumë se veten, duke shkruar: “Nëse ekziston një person që e dua më shumë se veten dhe të cila do ia falja botën ... ështe motra ime, Jehona Dreshaj”. /Indeksonline/