Rita Ora apo Jessie J?

“Hunger Magazine” është një revistë që botohet dy herë në vit, me disa fotografi mahnitëse.
Kjo revistë që ka të bëjë më modë dhe stil jete, ka publikuar disa fotografi të mundshme për ballinën e numrit të ardhshëm.
Tre prej femrave që mund të paraqiten në faqen e parë vetëm janë Rita Ora, Jessie J dhe këngëtarja e muzikës rep nga Australi,a Iggy Azalea.
Me sfond të bardhë, këto femra shfaqin disa nga tendencat e modës më të fundit dhe individualitetin e tyre në të njëjtën kohë. Tashmë ka filluar votimi për vajzën e preferuar për ballinën e “Hunger”, që nëse mbledh vota të mjaftueshme, mund të jetë Rita Ora. /Indeksonline/
http://popcrush.com/rita-ora-vs-jessie-j-vs-iggy-azalea-favorite-hunger-magazine-cover-girl-readers-poll/?trackback=twitter