E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon X Factor, pa Tunën

Pas përmbylljes së edicionit të dytë të X Factor Albania, produksioni ka vazhduar me përgaditjet për edicionin e ri.
Me datat 6 dhe 7 prill (e shutëe dhe e dielë) fillojnë audicionet në Tiranë, për  të gjithe konkurentët e Shqipërisë
Ndërkohë me datën 9 prill audicionet vazhdojnë  në Shkup në Alsat Maqedoni, dhe me datë 11 prill  në Prishtinë pranë Klan Kosovës.

Mentorja fituese e X Factor Albania 2, Tuna, ka bërë të ditur për mediat shqiptare se nuk do të rikthehet vitin që vjen në jurinë e X Factor. Ajo ka treguar se ka pasur një pervojë shumë të mirë në këtë program dhe do të ishte mirë që vitin e ardhshëm t’i jepte mundësinë dikujt tjetër. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›