E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganët mbikëqyrin trupat e veta për të ndalur sulmet “e brendshme”

24-08-2012 / “Uashington Post”

Zyrtarët afganë thonë se kanë nisur një përpjekje të zgjeruar për të mbikëqyrur rekrutët e tyre të policisë e ushtrisë, një vërtetim që masat e mëparshme të dizenjuara për të reduktuar infiltrimin kryengritës në shërbimet e sigurimit të vendit ka dështuar. Hapat u ndërmorën pas një vale sulmesh “të brendshëm”, që kanë tronditur partneritetin ushtarak amerikano-afgan gjatë një faze lufte e cila varet nga partneriteti i ngushtë midis dy forcave. Nëntë trupa amerikane janë vrarë nga kolegët e tyre afganë gjatë 12 ditëve të kaluara. Ata janë në mesin e 40 anëtarëve të shërbimit të koalicionit, të cilët kanë vdekur në sulmet e brendshëm të këtij viti. Presidenti Obama, në komentet e tij deri më sot lidhur me këtë çështje, tha të hënën se administrata e tij është “thellësisht e shqetësuar, që nga fillimi deri në fund”. “Masat afgane përfshijnë vendosjen e dhjetrave zyrtarëve së zbulimit të fshehtë së njësive afgane të sigurisë në mbarë vendin. Ato kanë rritur mbikëqyrjen e thirrjeve telefonike ndërmjet trupave afgane dhe familjeve të tyre si dhe kanë ndaluar përdorimin e celularëve ndërmjet rekrutëve të rinj, për t’i dhënë atyre më pak mundësi për të kontaktuar me anëtarët e kryengritjes”, thanë zyrtarët afganë. Iniciativa duket se synon adresimin e kritikave amerikane se forcat afgane të sigurisë nuk janë të mjaftueshme për të zbuluar kryengritësit në radhët e tyre. Zyrtari i lartë ushtarak i SHBA-së, gjenerali Martin Dempsey, ishte ditën e hënë në Kabul për konsultime lidhur me këtë çështje dhe Obama tha se së shpejti ai do të takohet me presidentin afgan, Hamid Karzai. “Ushtarët duhet të mendojnë se ata janë nën mbikëqyrjen e plotë të udhëheqjes së tyre në të gjithë nivelet. Fillimisht, kjo do të ketë një ndikim negativ tek morali, por ne duhet të bëjmë diçka. Ne duhet të vëzhgojmë seriozisht çdo individ”, tha shefi i Shtabit së Ushtrisë Afgane, gjenerali Sher Mohammad Karimi, në një intervistë pas takimit me Dempsey-n dhe komandantët e tjerë të SHBA-së.
Ndryshimet e politikave të koalicionit / NATO ditët e fundit ka ndërmarrë hapa në përpjekje për të kufizuar sulmet, të cilat udhëheqësi talebanë Mohammad Omar i ka përshkruar si një pjesë integrale e strategjisë së grupit të tij. Nëpër Afganistan, anëtarëve të shërbimit i është kërkuar që t’i mbajnë armët e tyre gati në çdo kohë, sipas zyrtarëve të koalicionit. Gjithashtu, NATO ka aktivizuar edhe një program ekzistues, të quajtur “Engjëjt Mbrojtës”, në të cilin puna e vetme e trupave të koalicionit është të vëzhgojnë trupat e shokëve të tyre pas takimeve me zyrtarët afganë të përgatitur për të shuar një sulm të brendshëm nëse një i tillë ndodh. Obama tha se forcat amerikane “kanë korrur sukses kur vjen puna tek një kundërzbulim më i mirë, duke siguruar se procesi i verifikimit për trupat afgane është më i fortë. Ai shtoi gjithashtu se ata duhet të bëjnë më shumë. Sulmet e brendshëm janë relativisht një aspekt i ri i luftës, pasi u shfaqën si një problem i madh për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vetëm vitet e fundit. Ka pasur më shumë vdekje nga sulmet e brendshëm në vitin 2012 se në çdo vit tjetër të luftës dhe ato përbënin 13% të të gjitha vdekjeve së NATO-s këtë vit.
Koreografia e shtrënguar / Ndërsa trupat amerikane filluan të tërhiqeshin, sulmet kërcënuan të thurnin plane për një tranzicion nga të huajt për kontrollin afgan të sigurisë, që do të kërkojë një koreografi të shtrënguar midis dy forcave, por masat e reja afgane  mbajnë përgjegjësinë e tyre me potencial për kategori e trupa të mëtejshëm armiqësore në një kohë kur qeveria po lufton për të ndërtuar besnikëri. Zyrtarët afganë thanë se ishin caktuar 176 oficerë zbulimi për ushtrinë e batalioneve javën e kaluar dhe se shumica do të mbetet e fshehtë. Ata bashkohen me qindra të tjerë të cilët janë të ngarkuar të diktojnë trupat e pabindur para se ato të kryejnë sulme. Karimi tha se Afganistani do të forcojë një procedurë verifikimi që nuk do të lejojë kontrolle të përciptë ose të nxituar për rekrutët e rinj. Gjatë këtij viti janë kryer një numër sulmesh nga individë që u përballën me shqyrtime në marrjen e eksesit të përbashkët në bazat amerikane dhe afgane. Këtë muaj, një djalë 15 vjeçar, i cili kishte jetuar në një bazë policore në provincën e Helmandit, vrau tre marinsa amerikanë, ndërsa ata ushtroheshin. “Ne kemi ndjekur një politikë rekrutimi që nga dita e parë, por ajo nuk është zbatuar. Ne kishim nevojë për shumë njerëz. Kur të nevojiten 12.000 njerëz çdo muaj, është një numër i lartë dhe ne nuk mundëm ta zbatonim politikën”, tha Karimi. “Tani që forcat e sigurisë po i afrohen niveleve të synuara të rekrutimit, thanë zyrtarët, ato mund të përqendrohen në sigurimin se ushtarët e policët e duhur kanë hyrë nëpër radhë. Kjo do të thotë t’i kushtohet vëmendje asaj që rekrutët bëjnë pas futjes në ushtri”. “Kurdo që një anëtar i ri shkon me pushime, zbulimi ynë shkon pas tij për t’u siguruar që ai nuk përbën një kërcënim”, tha gjeneralmajor Abdul Hamid, zyrtar i lartë i ushtrisë afgane në Kandahar. Përpjekjet afgane paraqesin një zgjerim të përpjekjeve të mëparshme për të frenuar vrasjet e brendshme. Më parë gjatë këtij viti, ushtarët u detyruan të lëviznin familjet e tyre  nga Pakistani apo të linin punën. Shumë infiltrime mendohen se janë trajnuar nga grupet kryengritëse në Pakistan. Ditën e hënë, Karimi informoi Dempsey-n, kryetari i shefave së përbashkët të Shtabit të SHBAsë dhe gjeneralin John R. Allen, komandant i lartë amerikan në Afganistan, lidhur me planet e Afganistanit për të zgjeruar masat e kundërzbulimit. Dempsey është ankuar prej kohësh rreth të metave së procesit të verifikimit afgan, duke u thënë reporterëve në muajin mars se problemi i sulmeve të brendshëm do të zgjidhet vetëm “kur ata të kenë të njëjtin verifikim si ne”. Ai la një shënim inkurajues pas takimit të tij të së hënës me Karimin: “Në të kaluarën, ne i kemi nxitur ata të bëjnë më shumë. Këtë herë, pa hezitim, kur takova gjeneral Karimin, ai filloi bisedën në lidhje me sulmet e brendshëm”, tha ai.
Përplasjet kulturore / Jo të gjitha sulmet kanë qenë  rezultat i infiltrimit kryengritës dhe zyrtarët e NATO-s kanë thënë se shumë prej tyre rrjedhin edhe nga konfliktet personalë. Zyrtarët ushtarakë afganë thonë se ata i kanë kërkuar homologëve të tyre amerikanë dhe të vendeve të tjera të NATO-s të edukojnë më mirë trupat e tyre në lidhje me traditën e kulturën lokale, në mënyrë që të reduktojnë potencialin e konfliktit. “Nëse një ushtar amerikan thotë diçka kundër traditës sonë, kjo mërzit ushtarët afganë si dhe mund të shkaktojë një sulm. Ne i themi gjithnjë NATO-s se trupat nuk kanë njohuri të mjaftueshme. Ata janë mësuar nga afganët që jetojnë jashtë vendit, të cilët nuk e kuptojnë vërtet kulturën tonë”, tha Feda Wakil, shefi i stafit për rekrutimin e Policisë Kombëtare Afgane. Zyrtarët afganë thanë se kanë  kërkuar edhe ndihmën e amerikanëve në forcimin e standardeve në kuadër të forcave afgane. Ushtria dëshiron makina poligrafike dhe interceptorë për të monitoruar telefonatat. Zyrtarët e policisë kanë kërkuar më shumë pajisje biometrike, për të cilat thonë se do t’i ndihmojnë në kontrollin e të dhënave penale të rekrutëve të mundshëm. “Nëse ne nuk e reduktojmë numrin e këtyre sulmeve në zero, së paku duhet të minimizojmë numrin”, tha Karim.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›