E Diel, 1 Nëntor 2026

Afgani që tronditi Greqinë, sulme barbare raciste mbi 14-vjeçarin

djali-1Greqi- Historia e një 14-vjeçari afgan ka tronditur Greqinë, por edhe mbarë opinionin publik botëror. Si rezultat i dhunës raciste ndaj tij, fëmija ka plot mbi 30 qepje në fytyrën e tij. 

Brigadad e bastisjes vepruan mbi 14-vjeçarin e pafaj pas asnjë arsye, por vetëm sepse nuk ishte grek.

Mediat greke raportojnë se djali kishte mbërritur në Greqi më të ëmën për tju larguar mankthit të luftës në Afganistan. Djaloshi me të ëmën ëndërronin të shkonin tek vëllai në Zvicër, por djali është ndalur në aeroport dhe policia greke e ka lënë të lirë pas 20 minutash, duke lejuar që ai të kthehej vetëm nga aeroporti.

Ai është nisur vetëm drejt Athinës, ku jetonte më të tjerë shtetas afganë. Por sapo ka zbritur në një nga stacionet e qendrës një grup prej katër perosnash e goditen në shpatull.

Bluzat e tyre kishin një shenje me dy pemë dafine që bashkoheshin poshtë dhe në mes kishte një shenjë tjetër,-përshkruan djali ferrin e asaj dite. Sapo u tha se ishte nga Afganistani ata e qëlluan me grusht, për ti thyer më pas një shishe birre në fytyrë duke e çarë në disa vende.

Humbi ndjenjatkalimtarët e çuan në spital e pas qepjeve e lanë të lirë. Mjekët nuk pyetën se ku do të shkonte djali me 30 qepje në fytyrë. Në këtë tmerr djalit iu kujtua strehëza e Mjekëve të Botës, nën kujdeisn e të cilëve ndodhet aktualisht në Athinë teksa ka nisur procedura për dërgimin e tij në Zvicër, për tju bashkuar të ëmës dhe vëllait.

Ndërkohë që në Greqi sulmet raciste po bëjnë kasahane, shteti hesht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›