E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puthje e përqafime mes Fadil Berishës e aktores Sharon Stone (FOTO)

fadiliFotografi i mirënjohur shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha e fakton përherë e më shumë atë që ai thotë se ka në rrethin e miqve ka edhe personalitete të njohura të Hollivudit.

Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, Berisha shohet tek shkëmben puthje e përqafime me aktoren e mirënjohur, producenten dhe modelen seksi Sharon Stone.

Ata janë takuar për një photoshoot për kopertinen e revistës New You ku Fadil Berisha do të fotografojë aktoren amerikane ashtu siç vetëm ai di

Aktorja që sapo i ka mbushur 55 vjeç, mbahet mend me rolin e saj provokativ në filmin Basic Instinct (1992).

berisha-2Në Instagram Fadili teksa ka postuar fotot ka komentuar; Love this women Sharon Stone# cant wait to show the cover of New You magazine#…

Sakaq kjo foto ka marrë edhe komentet e njerëzve të tjerë të njohur si Angela Martini e cila shkruan: Amaizing!!!

Edhe Berisha është bërë një ndjekës i rregullt i rrjeteve socialse siç është edhe Instagram në tëcilat çdo ditë poston foto me personalitete të famshme të njohur të botës së spektaklit e të Hollivudit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›