E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjorgjeviç kërkon falje për vrasjet në Kosovë: Fshehëm trupat e shqiptarëve

gjorgjevic-vlastmirBeograd- Gjatë seancës gjyqësore në Hagë, ish-zyrtari i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviç ka pranuar se gjatë luftës së vitit 1999 janë kryer krime ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë dhe ka kërkuar edhe falje.

Gjenerali tashmë në pension ka treguar se edhe ai vetë ka marrë pjesë në fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë, teksa ka treguar pendesë për këto veprime, siç raporton agjensia e lajmeve serbe ‘B92′.

Ju kërkoj falje të gjitha viktimave dhe të zhvendosurve për krimet e bëra. Pendohem që nuk i jam kundërvënë ministrit. Për këtë ndjehem fajtor. Kam pasur rol të caktuar në gjithë këtë dhe mendoj se duhet të dënohem, teksa shton se nuk ka kundërshtuar krimet e luftës sepse nuk kishte pasur forcë ti kundërvihej ministrit të atëhershëm serb, Vlajko Stojilkoviç, citohet të ketë thënë Gjorgjeviç .

Në fund të debatit mes palës mbrojtëse dhe të akuzës për dënimin e tij në shkallën e parë të aktgjykimit, që e kishte dënuar me 27 vjet burg, gjenerali ka treguar se në Danub ka parë një frigorifer të mbushur me kufoma të civilëve shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›