Afganistan , betohet presidenti Karzai
Është inaguruar zyrtarisht Hamid Karzai si president i Afganistanit. Ai do të qëndrojë në këtë post edhe për pesë vitet e ardhshme. Gjatë ceremonsië së inagurimit ai ka premtuar se do të mësojë nga gabimet e kryera dhe i ka bërë thirrje ish sfidantit të tij, Abdullah Abdullah që të bëjë pjesë në qeverinë e re të unitetit kombëtar. "Korrpusioni", ka thënë ai, "është një ndër problemet më shqetësuese dhe duhen marrë masa të menjëhershme". Ndër të tjera ai ka thënë se në përzgjedhjen e ministrave të kabinetit dhe të funksionarëve qeveritarë, do të kontrollojë me kujdes çdo profil të tyre. Ai shtoi se të gjithë duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre fiannciare. Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë 800 të ftuar, prej të cilëve 300 ishin të huaj. Ndër to, bënin pjesë ministriy i Jashtëm italian Frankco Fratini dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Frattini i ka bërë thirrje Karzait, që të ndërmarë hapa transparante në sektorin ekonomik, të luftojë korrupsionin , e të garantojë sigurinë në vend. Ndërkaq sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e ka cilesuar marrjen e mandatit të dytë prej presidentit afgan, Hamid Karzai si nje "moment kritik" per Afganistanin. "Ne e dimë që kjo është pika e kthesës ndaj dëshirojmë të mbetemi partnerë me popullin afgan dhe qeverinë afgane", ka deklaruar Clinton pas takimit me ambasadorin amerikan ne Kabul.