Afganistan, 14 të vdekur nga luftimet e fundit
Khost (start)-Të paktën 14 persona mbetën të vdekur në Afganistan, në përleshjet më të fundit me ushtrinë ndërkombëtare atje. Ngjarja e rëndë ndodhi në rajonin Khost në lindje të Afganistanit, ku afganët ishin paraqitur herë si luftëtarë, herë si roja të sigurisë. Guvernatori i Khostit, Arsala Jamal, siguroi se 14 personat ishin roja të caktuara me mbikëqyrjen e ndërtimit të një rruge ndërsa koalicioni ndërkombëtar deklaroi se ishin luftëtarë që kishin hapur zjarr.
Sipas forcave amerikane në Afganistan, ushtarët e koalicionit po ndiqnin automjetet, kur personat që ndodheshin brenda tyre, të pajisur me raketahedhëse, dolën dhe hapën zjarr në drejtim të tyre. "Ishin tre automjete, ata dolën prej tyre me armë dhe hapën zjarr. Ne u kundërpërgjigjëm", i deklaroi AFP-së zëdhënësi i tyre, koloneli Greg Julian. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi rreth 10 kilometra nga qendra e provincës Khost.