E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, 16 në pranga, shmangen atentatet

Të paktën 16 persona janë arrestuar në Kabul të Afganistanit, pas zbulimit nga policia të një plani për të kryer atentate vetëvrasëse me përmasa të mëdha.

Burime nga shërbimet e inteligjencës kanë deklaruar për BBC se 11 xhaketa të mbushura me material eksploziv janë sekuestruar pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas burimeve, nëse do të ishin realizuar, sulmet do të kishin shkaktuar humbje të mëdha jetësh. Disa prej të arrestuarve janë ushtarë në Ushtrinë Kombëtare Afgane.

Xhaketat u sekuestruan në tre dhoma të ndryshme, në një parking automjetesh pranë Ministrisë së Mbrojtjes, më pak se një kilometër larg selisë presidenciale. Gjashtë ushtarë u arrestuan menjëherë më pas, të cilët ishin të armatosur dhe gati për sulm.

Rezulton se xhaketat do të shpërtheheshin brenda në autobuset që transportojnë personelin e institucioneve shtetërore.

Nga hetimet ka rezultuar se 11 autobusë që mbanin 1.100 anëtarë të stafit duhet të shpërthenin 45 minuta pasi arrestimet u kryen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›