E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, 13 policë të vrarë nga sulmi i kryengritësve

Kryengritësit maoistë janë akuzuar për vrasjen e 13 policëve, nga shpërthimit të një mine tokësore në shtetin perëndimor të Indisë, Maharashtra.

Zyrtarët thanë se të paktën 12 policë ishin plagosur nga sulmi i sotëm në vendin Gadçiroli.

Për këtë sulm janë fajësuar kryengritësit maoistë, të cilët janë aktivë në disa shtete të Indisë.

Vendi Gadçiroli përshkruhet si bazë e maoistëve, ku shpesh ndodhin sulme të kryengritësve kundër zyrtarëve të qeverisë dhe të policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›