E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, 5 raketa ndaj zv.presidentit

Zëvendëspresidenti i dytë i Afganistanit, Muammad Karim Khalili i ka shpëtuar një atentati në provincën Maidan Uardak.
Ai ndodhej në zonë për të inaguruar ndërtimin e një qendre të re për stërvitjen e rekrutëve të policisë, kur papritur rebelët kanë qëlluar 5 raketa nga malet përreth.

Bashkë me Khalilin ka qenë i pranishëm ministri afgan i Brendshëm, Bismillah Muhammadi, i cili mësohet se i ka shpëtuar gjithashtu atentatit.

Autoritetet afgane theksojnë se nga sulmi nuk ka pasur të plagosur, por mediat lokale deklarojnë se disa funksionarë kanë marrë plagë të lehta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›