Qeveria Siriane: Refugjatët mund të kthehen në vend

Qeveria siriane, i eshte drejtuar për rikthim mijëra personave që kanë ikur në Turqi, për të shpëtuar nga dhuna e ushtrisë siriane që po shtyp protestat anti-qeveritare në veriun e vendit.
Më shumë se 8500 sirianë janë larguar në Turqi, ndërsa tanket janë vendosur në Xhisr al Shugur, në afërsi të kufirit me Turqinë. Xhisr al Shugur, është qendra e protestave kundër regjimit të Presidentit Bashar al Asad, protesta këto që kanë nisur tre muaj me pare.