E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrushaj: 65 miliard lekë borxhe do të falen nga tatimet dhe doganet

Për herë të parë që prej shpalljes dhe diskutimit të procesit të amnistisë fiskale bëhet publike një shifër e borxheve që do të falen. Në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri zv.Ministri i financave Alfred Rrushaj deklaroi se borxhi tatimor doganor që do të falet është rreth 65 miliard lekë. Sipas Rrushaj kjo falje do të krijoj mjaft lehtësi për biznesin. 52 miliardë prej shumës që do falet janë borxhe deri në vitin 2008 dhe pjesë e mbetur deri në vitin 2010.

Ndërsa në lidhje me shqetësimin që biznesi ka shfaqur përsa i përket referencave doganore zv.ministri ka deklaruar se në vendin tonë kjo referencë është 14 përqind ndërsa në vendet e BE-së është 4-6 përqind. Megjithatë sipas numrit dy të financave synimi është afrimi me objektivate BE-së. Ndërsa përsa i përket paragjykimit dhe penalizimit në lidhje me deklarimin e kapitaleve Rrushaj u shpreh se ligji ofron garanci për të gjitha bizneset ndërkohë që një gjë e tillë nuk do të jetë për veprat penale.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›