Afganistan/ Karzai para 15 mijë personash, premton ndryshim
Presidenti i deritanishëm afgan, Hamid Karzaï premtoi sot një të ardhme më të mirë përpara afro 15 000 simpatizantëve të tij entuziastë, të mbledhur në stadiumin e Kabulit, për një nga takimet e tij më të mëdha që prej fillimit të fushatës së zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.
Ky miting është i pari ku Hamid Karzai shfaqet përpara një publiku kaq të gjerë që pas atentatit të dështuar kundër tij gjatë një parade ushtarake në kryeqytetin afgan në prill 2008. Stadiumi i Kabulit, më i madhi i vendit, ku talebanët ekzekutonin kriminelët kur ishin në pushtet (1996-2001), ishte praktikisht i mbushur nga një turmë mbështetësish që shfaqën zhurmshëm mbështetjen e tyre ndaj presidentit me të thirrura dhe fërshëllima, konstatoi një gazetar i AFP-së. I shoqëruar nga dy kandidatët e tij për zëvendëspresidentë, ndër të cilët edhe komandati shumë i përfolur i luftës Mohammad Qasim Fahim, i akuzuar për krime gjatë luftës civile të viteve 1990, Hamid Karzai vlerësoi se Afganistani kishte përshkuar një rrugë të gjatë që pas ardhjes së tij në pushtet në fund të vitit 2001 me mbështetjen eperëndimorëve, trupat e të cilëve rrëzuan talebanët nga pushteti. "Ju votoni për unitetin kombëtar, për paqen dhe begatinë e Afganistanit", i tha ai turmës shumetnike të simpatizantëve të tij, disa prej të cilëve mbanin flamuj, ku ishte shkruar parrulla "Drejtësi dhe Solidaritet". Karzai është kandidati favorit për të fituar zgjedhjet e 20 gushtit. Disa vëzhgues thonë se ai do të fitojë që në raundin e parë, të tjerë vlerësojnë se do t'i duhet të përballet në një raund të dytë me ish-ministrat e tij Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani, ndërkohë që kredibiliteti i zgjedhjeve rrezikohet nga abstenimet e mëdha për shkak të kërcënimeve nga talebanët.