E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten katër trupa amerikane

Një bombë e vendosur buzë rrugës vrau katër trupa amerikane në krahinën e Helmandit në jug të Afganistanit, ku mijëra marinsa po zhvillojnë operacionin më të madh të luftës. Numri i të vdekurve në radhët e trupave perëndimore po shkon në rritje në Afganistan. Muajin e shkuar, 76 trupa të huaja vdiqën në Afganistan, duke e kthyer në muajin më vdekjeprurës të luftës. Këtë muaj deri tani ka pasur 15 të vdekur, 11 ndër të cilët amerikanë.
Në Afganistan ka tashmë më shumë se 100 000 trupa perëndimore, përfshi 62 000 amerikanë - afërsisht sa dyfishi i forcës amerikane në fillim të vitit, kur presidenti Barack Obama kërkoi të kthente faqen në konfliktin tetëvjçar.
Kryengritësit kanë shtuar sulmet përpara zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit, që talebanët janë zotuar t'i prishin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›