Afganistan, Karzai shmang balotazhin dhe fiton zgjedhjet
Presidenti afgan Hamid Karzai, dhe kandidat në zgjedhjet e muajit të kaluar ka siguruar mbi 54 % votave afgane duke shmangur balotazhin, të paktën deri sa të mbarojë hetimi i procesit zgjedhor.
Karzai ka arritur të fitojë 3 milionë e 93 mijë e 256 fletë votimi në favor të tij, ndersa ndjekësi i tij më i afërt ish-ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah ka marrë vetëm 28% të votave ose 1 milion e 571 mijë 581 fletë votimi.
Megjithë shpalljen e këtij rezultati, Karzai edhe për disa kohë nuk do të shpallet fitues pasi rezultati nuk do të certifikohet nga Komisioni Zgjedhor pa mbaruar hetimi i nisur në lidhje me parregullsitë në procesin zgjedhor.
Sipas Komisionit Zgjedhor ka pasur disa parregullsi, si për shembull në disa zona të vendit ka pasur kuti në të cilat çdo fletë votimi ishte në favor të presidentit aktual
Hamid Karzai.
Por siç duket presidenti Karzai, i cili mbështetet nga qarqet perëndimore, pavarsisht parregullsive të gjetura në këto zgjedhje mendohet të jetë në krye të shtetit islamik edhe për të paktën 4 vitet e ardhshme.