E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferati: Serbët nuk bashkëpunuan, shtyhet formimi i dy komunave

Ministri i Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, Sadri Ferati, në një intervistë të dhënë për BBC-në, ka thënë se mosgatishmëria e serbëve për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës ka bërë që formimi i komunës së Parteshit dhe Mitrovicës Veriore të shtyhet për një kohë. Sipas ministrit Ferati, zgjedhjet për këto dy komuna do të mbahen më vonë, ndërsa zgjedhjet e rregullta ta parashikuara për datën 15 nëntor, do të mbahen për tri komuna të reja serbe, ku bashkëpunimi i serbëve nuk ka munguar. Ministri Ferati ka vlerësuar se serbët janë të përçarë rreth procesit të decentralizimit, e sidomos në veri të Mitrovicës, për shkak të ndikimit të Beogradit. Autoritetet në Beograd, përfshirë presidentin serb Boris Tadiç, u kanë bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet vendore. Beogradi thotë se ende nuk janë krijuar kushtet e duhura për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet kosovare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›