E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, NATO arreston një komandant të Hakani-t

Forcat e NATO-s në Afganistan thonë se në një operacion të përbashkët me forcat afgane kanë arrestuar një komandant të lartë të rrjetit Hakani.
Arrestimi u krye pasi autoritetet e afgane i dorëzuan Pakistanit fqinjë të dhëna se atentati i kohëve të fundit kundër ish presidentit të Afghanistanit dhe kryenegociatorit të paqes, Burhanudin Rabani u planifikua në teritorin pakistanez.
 

Në një deklaratë të NATO-s, të lëshuar dje në Kabul, thuhet se udhëheqësi i lartë i rrjetit Hakani, Haxhi Mali Khan u arrestua gjatë një operacioni të përbashkët të martën në provincën Paktia të Afganistanit, në në kufi me Pakistanin.
 

Aleanca e NATO-s tha se udhëheqësi i ndaluar i Hakanit menaxhonte bazat nga një qendër tejet e rrezikshme ekstremsite dhe dërgonte luftëtarë nga Pakistani në Afganistan për të kryer akte terroriste. Talebani nuk ka pranuar se Khani është kapur.
 

Rrjeti Hakani njihet për kryerjen e sulmeve të rënda vdekjeprurëse kundër forcave të koalicionit, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara që luftojnë kundër kryengritësve talebanë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›