Egjipti në pritje të krijimit të qeverisë

Këshilli ushtarak nis punën për ndërrimin e pushtetit. Këshilli ushtarak egjiptian prezantoi draftin e një plani kohor për kalimin e pushtetit tek një qeveri civile.
Sipas tij, parlamenti i ri duhet që deri në fillim të prillit të caktojë një komision, i cili do të punojë për përpilimin e kushtetutës së re.
Drafti i kushtetutës duhet të jetë gati deri në tetor të vitit 2012. Ndërkohë zgjedhjet presidenciale mund të mbahen pastaj në fund të vitit 2012.