E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, Trojka e shqetësuar për reformat

Trojka e përbërë nga Komisioni Evropian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar sipas shkrimit të një gazete është e pakënaqur me planet e qeverisë greke për shkurtimet në personel në shërbimin publik.
Gazeta “Ta Nea” shkruan se përfaqësues të së ashtuquajturës troikë janë të shqetësuar se në `rezervë personeli` do të nxirren vetëm nëpunës të shtetit që janë në pragë të pensionit.
Sipas tyre ky do të ishte vetëm një program i pensionimit të hershëm që gati nuk kursen para.
Veç kësaj, për përfaqësuesit e trojkës ekziston frika që shumë nëpunës të shtetit, të cilët nuk mund të hiqen nga puna, mund të ngrenë padi duke kërkuar rimarrjen në punë
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›