E Diel, 1 Nëntor 2026

KE për Maqedoninë, mediat: Kontesti i emrit, thelbësore

KE do të publikojë në datën 12 tetor raportet vjetore të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i progresit për Maqedoninë për vitin 2011 pritet të jetë me disa pika kritike për mungesën e reformave në drejtësi, administratë publike, luftën kundër korrupsionit dhe gjendjen e medieve.
 

Sipas mdiave maqedonase KE sërish do të mbajë të hapur rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. Agjencia e lajmeve "Ina" thekson se zgjidhja për çështjen e kontestit të emrit mbetet thelbësore për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Në qendër të vëmendjes do të jenë liria e shprehjes dhe medieve, administrata publike, ekonomia si dhe një vlerësim për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dialogun ndërmjet palëve për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme në vend.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›