E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan/ Rrëzohet avioni luftarak, dy të vrarë

Një avion luftarak amerikan i tipit ''F-15E Strike Eagle'' u rrëzua sot në lindje të Afganistanit duke shkaktuar vdekjen e dy personave, njoftuan forcat ajrore ushtarake amerikane. Ato shtuan se rrëzimi nuk ishte rezultat i ndonjë sulmi armik. "Po bëjmë hetime intensive në zonën e rrëzimit të avionit'', tha zëdhënësi ushtarak amerikan, koloneli Reid Christopherson.
Avioni i tipit ''Strike Eagle'' është një variant i aeroplanit supersonik F-15, i dizenjuar për goditjen e objektivave tokësorë si dhe për të siguruar mbështetje ajrore për këmbësorinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›