Indi/ Clinton nderon viktimat e atentateve të Bombeit
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në vizitën që zhvilloi në Indi nderoi viktimat e atentateve islamike të nëntorit të kaluar duke i kërkuar botës të bashkohet kundër terrorizmit. Clinton mbërriti dje në kryeqytetin ekonomik indian për të forcuar partneritetin me 10 fuqitë ekonomike të planetit që janë një faktor i rëndësishëm për çështjen bërthamore, tregun botëror dhe ndryshimet klimatike.
Sot, Clinton mori pjesë në një ceremoni që u zhvillua në hotelin ''Taj Mahal Palace & Tower'' ku u vranë 31 persona gjatë sulmeve të kryera më 26 dhe 29 nëntor nga një komando islamike kundër hoteleve, restoranteve, stacioneve të trenit dhe një qendre hebreje të qytetit ku si pasojë humbën jetën 174 persona. "Gjatë ngjarjeve të 26 nëntorit, SHBA-ja ishte në krah të indianëve ashtu siç indianët ishin në krah të Amerikës pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Këto ngjarje lanë gjurmë të mëdha në ndërgjegjen tonë kolektive'', theksoi Clinton për gazetarët.
Clinton la një mesazh në librin e ngushëllimeve të Taj: ''Amerikanët solidarizohen me këtë qytet dhe këtë komb. Dy popujt tanë kanë përjetuar efektet më të rënda të dhunës ekstremiste'', shkruan shefja e diplomacisë amerikane. "Dhe të dy këto shtete duhet të jenë krenarë për heroizmin e grave dhe burrave guximtarë që shpëtuan jetë (...) më 26 nëntor dhe më 11 shtator. Të gjithë kombet dhe të gjithë popujt në kuadër të paqes dhe progresit duhet të bashkëpunojnë'', theksoi Hillary Rodham Clinton.