E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan/ Talebanët:Do të vazhdojmë luftën pavarësisht kush komandon

Kryengritësit talebanë kanë deklaruar se do të vazhdojnë luftën për të dëbuar ushtarët e huaj nga Afganistani, pa marrë parasysh se kush do të komandojë forca e tyre.

"Nuk është me rëndësi se kush komandon, MekKristal apo Petraus. Qëndrimi ynë është i qartë. Do të luftojmë kundër okupatorëve deri në momentin që të largohen", i ka thënë AFP-së përfaqësuesi i talebanëve Jusuf Ahmadi, pas dorëheqjes së komandantit të forcave të NATO-s në Afganistan.

Gjenerali Stenlli MekKristal dha dorëheqje të mërkurën, për shkak të disa komenteve për zyrtarët e lartë të administratës në një revistë. Presidenti Barak Obama emëroi gjeneralin Dejvid Petraus komandantit të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›