SHBA/ Senatorët: Izraeli ka të drejtë të mbrohet
Senati amerikan njoftoi sot se rreth 87 senatorë nga 100 nënshkruan një letër për Presidentin, Barack Obama duke mbështetur të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur përballë kërcënimeve të Hezbollahut, Hamasit dhe Iranit.
Në letrën dërguar Presidentit amerikan, Obama, senatorët theksojnë se mbështesin plotësisht të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur. Senatorët theksojnë se si përgjigje të mijëra sulmeve me raketa kundër Izraelit nga ana e Hamasit në Gaza, Izraeli ka marrë masa për të penguar mallrat që mund të përdoren për kryerjen këtyre sulmeve.
Me anë të letrës, senatorët i kërkuan Presidentit amerikan që OJQ-ja humanitare turke (IHH), e cila organizoi flotiljen me ndihma për Gazën të vendoset në listën e organizatave terroriste.