Blegjikë, policia bastis zyrat e kishës
Policia belge ka bastisur sot zyrat qëndrore të Kishës Katolike Belge. Operacioni blic i ndërmarrë nga policia është bërë në kuadër të një hetimi mbi abuzimet me të miturit.
Një zëdhënës i prokurorisë së Brukselit ka konfirmuar se ndërtesa ku ndodhet zyra e arqipeshkvit të kryeqytetit belg është izoluar tërësisht.
Policia ka kontrolluar gjithashtu shtëpinë e arqipeshkvit në pension Godfried Danneels.
Belgjika është një nga vendet ku zërat për abuzim të punonjësve të kishës me fëmijet kanë tronditur selinë e shenjtë të Vatikanit. Hetimi mbi abuzimet seksuale me të mitur në radhët e Kishës Katolike të Belgjikës kishte filluar prej disa vitesh.