E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, gati për samitin ballkanik

Presidenca e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për samitin mes krerëve të shteteve të Ballkanit, që nis punimet nesër në Prizren.

Burimet nga presidenca kosovare theksojnë deri më tani pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Maqedonisë, Georgy Ivanov dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç ndërsa presidentit serb, Tadiç nuk i është dërguar fare ftesë.

Në këtë samit, që do të zgjasë deri më 27 qershor, do të diskutohet kryesisht për bashkëpunimin rajonal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›