E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, arratisen 476 të burgosur

Qindra të burgosur, shumica prej tyre militantë talebanë të dyshuar, janë arratisur nga një burg në pjesën jugore të Afganistanit.

Drejtori i burgut në Kandahar, tha se 476 të burgosur, janë arratisur nëpërmjet tunelit nëntokësor, të dielën në mbrëmje.

Talebanët kanë thënë se militantët kishin hapur një tunel, për të cilin udhëheqësit e burgut thonë se ishte i gjatë dhjetëra metra.

Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yousef Ahmadi, tha se afro 100 të burgosur të arratisur, ishin komandantë dhe luftëtarë talibanë.

Në burgun e Kandaharit mund të vendosen afro 1200 të burgosur.

Kjo është arratisja e tretë e madhe në tre vitet e fundit nga ky burg.

Në vitin 2008, afro 1 mijë të burgosur, përfshirë edhe militantë talibanë, u arratisën nga burgu, pasi talebanët kishin shfrytëzuar një kamion me eksploziv për t`i hapur rrugën për t`u arratisur nga burgu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›