Ndërron jetë ish-ministri holandez Van Der Shtul

Ndërroi jetë, Maks van Der Shtul, ish-ministri i jashtëm holandez dhe një nga ideatorët e modelit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Van Der Shtul ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare ndërkohë lajmi u konfirmua edhe nga qeveria holandeze.
Shtul ka qenë një nga ministrat e njohur të jashtëm holandez në periudhën e viteve 70 dhe 80, ndërsa më pas ai ka kryer detyrën e
Komisionerit të Lartë të OSBE për pakicat kombëtare, ku pati edhe angazhimin në Maqedoni.