Itali, tentohet të rrëmbehet një aeroplan

Një person ka tentuar të rrëmbejë një aeroplan që fluturonte nga Parisi për në Romë.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA, raporton se personi nga Kazakistani ishte përpjekur, që me dhunë ta detyronte ekuipazhin, që aeroplani të fluturonte për në Tripoli të Libisë.
Ai kishte përdorë një komplet për thonjë për kërcënim ndaj një stjuardese, por ishte neutralizuar nga ekuipazhi i aeroplanit.
Pas arritjes në Romë, ekuipazhi ia dorëzoi personin policies italiane.